PD: Problemi i energjisë s'zgjidhet me terror, shkelësi i parë është Rama

Tiranë - Partia Demokratike nuk sheh zgjidhje të problemit të energjisë elektrike me aksionin qeveritar të sapondërmarrë, por vetëm një fushatë terrori. Sipas saj, dëmin më të madh sistemit energjia ia shkaktoi vetë Kryeministri, duke i falur CEZ-it 95 milionë euro, të cilat do të dihet të dalin nga xhepat e shqiptarëve.Deputeti demokrat Florion Mima, në një konferencë për shtyp sot tha se “asgjë nuk shkon mirë me energjinë në vend, kur shkelësi i parë i ligjit është Kryeministri i vendit. Faktet e krizës së energjisë elektrike në vend janë këto; 2 milionë e 100 mijë shqiptarë, që janë pjesa më e madhe e popullsisë, në këtë kohëra krize, varfërie e papunësie, do të paguajnë më shumë cdo muaj pas vendimit që ka marrë Edi Rama.Abuzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike janë menaxherët e qeverisë, shpesh me të kaluar kriminale, dhe që marrin para në dorë për favoret që bëjnë me pasurinë publike.Dëmin më të madh sistemit ia shkaktoi Edi Rama, duke i falur CEZ-it 95 milionë euro, para që ai do t’i nxjerrë nga xhepat e varfër të qytetarëve shqiptarë. Aksioni Policor që ka nisur sot, me siguri do të krijojë terror tek qytetarët, por nuk do të zgjidhë problemin, pasi paligjshmëria nis dhe mbaron me qeverinë.Qytetarëve të vendit sot nuk u intereson retorika e propaganda me regji qendrore, -theksoi Mima. - Qytetarët duan të dinë, pse pjesa më e madhe e tyre, ata që janë sot në pamundësi ekonomike, 2 milionë e 100 mijë shqiptarë, do të paguajnë deri në 70% më shumë çdo muaj për energjinë elektrike.”Oranews.tv