Gjermani, neonazistët protestojnë kundër ekstremistëve muslimanë
Grupimet neonaziste dhe huliganë futbolli janë përleshur me policinë të dielën pranë stacionit hekurudhor të Këlnit, gjatë një proteste kundër sektit Salafi të fesë islame, që konsiderohet edhe si linja më ekstreme e saj, pasi pretendon se duhen zbatuar me përpikmëri ligjet kuranore dhe tradita e brezit të parë të muslimanëve.Mediat vendase kanë raportuar se protestuesit, që arrinin deri në dy mijë, ishin mbledhur nga e gjithë Europa, të organizuar nga grupimet e ekstremit të djathtë, si pjesë e nismës Ho.Ge.Sa (Huliganët Kundër Salafistëve).Shërbimi informativ gjerman e konsideron lëvizjen salafiste si më dinamiken në vend dhe vlerëson se numri i tyre është rritur nga rreth 3800 në vitin 2011, në 5500 deri vitin e kaluar.Disa janë mbajtur në monitorim nga policia vendase dhe ka pasur edhe arrestime, për lidhje të mundshme me grupime terroriste. Megjithatë, ata janë ende në minorancë në popullsinë myslimane në Gjermani, që llogaritet të jetë rreth 4 milionë.Policia përdori ujë me presion për të shpërndarë turmën që nga ana e saj u kundërpërgjigj duke goditur me shishe dhe fishekzjarrë. Policia raportoi se 15 oficerë ishin plagosur dhe ishin kryer disa arrestime. Ndërkohë, pranë katedrales së qytetit u mbajt një kundërdemostratë paqësore, ku morën pjesë rreth 500 vetë.