Romët në varfëri ekstreme, mbledhin kanaçe për bukën e gojës

Peshkopi-Varfëria ektreme është e përhapur kudo dhe reflektohet gjerësisht. Ish pallati i oficerave në qytetin e Peshkopisë është i mbushur me familje të pastreha që jetojnë në kushte ekstreme varfërie.Salvador Koci është kryefamiljari që jeton vetëm duke mbledhur skrap nëpër kazanat e mbeturinave, cka u siguron të paktën bukën thatë dy vogëlusheve të tijTë mbyllur në një dhomë të hapur, pa dritare, dyer e asnjë element sigurie, familjet kalojnë çdo ditë të jetës së tyre.Një zjarr i rënë kohë më parë, e ka lënë njërën prej tyre në qiell të hapur. Elvis Çohollari, thotë se nuk ka asnjë shpresë për të bërë një jetë normale si gjithë të tjerët.Ndërkohë që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë thotë se janë hapur shumë vende pune, në llogari ndoshta bënë pjesë edhe punësimi në koshat e mbeturinave të familjeve dibrane.