Kodi i ri Rrugor, PD akuza qeverisë: Po rëndon xhepat e qytetarëve

Tiranë – Opozita, në komisionet e veta alternative kuvendore, aksionin policorë për gjobat, e sheh si një sajim të qeverisë për të abuzuar dy herë në kurriz të qytetareve.Sipas deputetit Oerd Bylykbashi, i gjthë ky aksion ka për qëllim, mbushjen arkës dhe xhepave.Deputeti Oerd Bylybashi tha se paaftësia për të vënë në jetë ligjin, ka çuar në rritjen e korrupsionit dhe projektligji i ri nuk ndikon aspak në sigurinë rrugore apo në shmangien e korrupsionit.Ndërsa sipas ish- Ministrit të Brendshëm Falmur Noka, është ndërtuar një skemë përfituese, që favorizon bizneset afër qeverisë."Ky pr/ligj është ndëshkues, qysh në mënyrën që është hartuar dhe formuluar. Flitet për Kodin Rrugor, ndërkohë që duhet të shiheshin dhjetëra elementë për të përmirësuar kodin, trafikun, qarkullimin dhe për të siguruar zbatimin e ligjshmërisë dhe jetën e qytetarëve. Në këtë periudhë ka një garë midis të gjitha institucioneve të kësaj qeverie kush e kush të ndëshkojë të rrjepë më shumë qytetarët e këtij vendi.  Edhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk kanë mbetur jashtë kësaj gare.Gjoba marramendëse jashtë çdo konceptimi. Të vesh gjoba në një vend që pagesa minimale është 200 euro, të vesh gjoba minimale po 200 euro. Ky ligj vetëm lidhje me përputhshmërinë me standardet e BE-së nuk ka. Policia nuk është organ ndëshkimor për qytetarët, duhet të ishte organ ligjzbatues për kriminelët. Kanë filluar kërkojnë jelekët, me siguri një kompani afër qeverisë ka blerë jelekët. Edhe për fikëset e zjarrit e njëjta gjë. Angazhohet e gjithë Ministria e Brendshme që tua shesë me dhunë dhe me gjoba qytetarëve të këtij vendi."- deklaroi Noka.Opozita ka denoncuar ndryshimet në Kodin Rrugor, duke i parë vetëm si mjet represioni ndaj qytetarëve ./Oranews.tv/