Skrapar, masivi i gurëve zë poshtë babain e 3 fëmijëve, arrestohet administratori i firmës

Skrapar-Policia ka arrestuar shtetasin Astrit Bejko 28 vjeç, administrator i një firme grumbullimi të gurëve në Bogovë, ku mëngjesin e së dielës humbi jetën 54-vjeçari.28 vjecari akuzohet se ka punësuar në firmën e tij punëtore të pasiguruar që punojnë jashtë rregullave teknik.Si pasojë e këtyre kushteve, ditën e diele ka humbur jetën shtetasi Besnik Saliasi 54 vjeç banues në fshatin Dobrush, i cili gjeti vdekjen gjatë kohës që ishte duke punuar.Materialet për këtë rast iu dërguan prokurorisë së rrethit, për veprën penale shmangie të rregullave të punës.viktima skrapar