Tahiri-Bashës: S’ke faj, kërkon shtetin që punonte për një familje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2014, 19:44
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i është përgjigjur menjëherë akuzave të Lulzim Bashës.Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri shkruan se Basha është mësuar me shtetin në kohën e PD, kur punohej vetëm për një familje.“Kur shteti punonte per 1 familje, ishte me mire. Pavarsisht se per famlijet shqiptare u kthye ne nje mejhane zhytur ne informalitet, paligjshmeri e korrupsion. S'ka faj qe flet." shkruan Tahiri në FB. Postimi i Tahirit në FB