Shkodër, rriten rastet e dhunës në familje, shifrat flasin për 90 gra të dhunuara
Shkodër - Java kundër trafikimit të qënieve njerëzore në qarkun e Shkodres u përmbyll me nxjerrjen në pah të shifrave alarmante, sa i përket këtij fenomeni. Vetëm nga shifrat zyrtare që disponon prefektura e Shkodrës, 90 raste janë dhunë në familje dhe 13 raste janë trafikim i qënieve njerëzore në të gjithë qarkun.Gjatë gjithë këtyre ditëve janë zhvilluar një sërë aktivitetesh sensibilizuese në shkollat e qarkut, me synin angazhimin e fëmijëve dhe komunitetit të prindërve e mësuesve për të qënë më të ndërgjegjësuar ndaj fenomenit në fjalë.Nga ana tjetër nëndrejtori i Policisë së qarkut Shkodër, Avni Canameti, pranon se numri i rasteve ka njohur ulje nga viti në vit, por nuk di të japë shifra egzakte mbi numrin e grave apo fëmijëve të trafikuar.Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria tashmë nuk është thjeshtë një vend tranzit por është edhe një vend burimor për viktimat e trafikimit.