Rama: 3 vite burg kush vjedh energjinë, varfëria nuk është arsye
Tiranë -Kush vjedh energjinë elektrike do të dënohet me 3 vite burg, dhe ai që bashkëpunon në vjedhjen e energjisë do të dënohet me 5 vite burg.Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë konferencës me temë "Takim kombëtar, mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, i cili u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.Po ashtu kryeministri Rama tha se vjedhja e energjisë nuk bëhet nga varfëria, sepse përndryshe do të vidhnin edhe pensionistët.Vetë ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, teksa e cilësoi këtë aksion si të domosdoshëm për të shmangur kolapsin energjitik në vend, akuzoi qeverinë paraardhëse, si shkaktaren kryesore të kësaj kufome elektrike, sikurse e cilësoi sektorin e energjisë.Aksioni i nisur këtë të hënë, do të ketë në krye, për të bashkëpunuar me punonjësit e OSHE-së dhe Prokurorisë, policinë e shtetit. Vetë ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, theksoi se tashmë është koha që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.Rama: Vjedhja e energjisë nuk bëhët nga varfëriaRama tha se vjedhja e energjisë elektrike nuk bëhet nga varfëria, ashtu sikurse shumica mendojnë. Kryeministri Rama ngre një pikëpyetja. Nëse energjiet vidhet nga varfëria atëhere pse nuk vjedhin pensionistët?“Sot jemi në kushtet kur kaq shumë është bërë e natyrshme që energjia të vidhet, saqë nuk është aspak cudi cka do të ishte cudi në cdo vend normal që ndaj këtij operacioni pak njerëz të arsyeshmë, madje shumë ndër ta bashkëkombas që jetojnë në një vend që as nuk mund të mendohet vjedhja e energjisë, komentojnë se kjo që po synojmë të bëjmë ne është e padrejtë për shkak se Shqipëria është e varfër dhe njerëzit vjedhin nga varfëria. Nëse pa mundësia ekonomik do të ishte një arsye e pakapërcyeshme për të vjedhur energjinë, a di kush të më thotë pse nuk ekziston një pensionist qe vjedh energjinë elektrike?”Rama: Qeveritë e mëparshme marrëdhënien e konsumatorit e kanë parë si marrëdhënie elektorale“Ka një borxh të brendshëm prej 1.1 mld dollar, dhe nuk është varfëria, se për vite me radhë kush e qeverisi këtë vend e trajtoi marrëdhënien me konsumatorin e energjisë si një marrëdhënie elektorale duke i shkelur syrin konsumatorit të madh dhe të vogël dhe duke i lënë se po të vjedhi ka mbrojtjen e lala Gjonit dhe se lala Gjoni jo vetëm që do të mbyllte sytë përpara vjedhjes, por nuk do lejonte që cmimi i energjisë të ishte një cmimi i drejtë për të gjithë dhe me të gjithë.”Rama: 3 vite burg për vjedhësit e energjisë, 5 vite për bashkëpunëtorët“Për vjedhësit e energjisë nuk ka më gjobë, 3 vjet burg për kë vjedh energjinë dhe 5 vjet për ata që bashkëpunojmë për vjedhjen e energjisë elektrike. Gjykatat duhet t’i zbatojnë këto ligje ashtu siç janë të shkruara. Zona Tiranë-Durrës, është më problematik dhe zona ku konsumohet më shumë energji, dhe nuk paguhet”Rama: Opozita merr në mbrojtje hajdutërinë“Unë kam dëgjuar çfarë thotë opozita, po nuk e kam kuptuar me çfarë kurajo merr në mbrojtje hajdutërinë dhe e fillon që nga CEZ, a thua se CEZ e sollëm ne, a thua që rritjet e humbjeve i sollëm ne, a thua atë privatizim të dëshuar e bëmë ne. Ajo që bëmë ne duke hequr qafë atë konflikt ligjor hapi rrugën për të marrë financime të mëdha në këtë sektor, dhe kusht për këtë invesitm nga BB ishte heqja e këtij konflikti”Rama: Erdha për t'i dhënë zgjidhje problemeve[caption id="attachment_409709" align="aligncenter" width="655"]
Kryeministri Rama gjatë konferencës, Foto nga Albert Myftaraj[/caption]Kryeministri Rama u shpreh se më 23 qershor nuk kanë ardhur për t'u rizgjedhur, por për të zgjidhur problemet që Shqipëria ka."Reforma nuk është bërë asnjëherë ashtu siç duhet, sepse të gjithë e kanë shtyrë me idenë se ka zgjedhje. Ne erdhëm më 23 qershor për të bërë zgjedhjet e duhuara që Shqipëria të ndryshojë faqe dhe secili të marrë me çdo kusht përgjegjësinë, dhe që Shqipëria të kapërcejë periudhën e tranzicionit. Kjo është e mundur po nuk mund të ndodhë nëse ne bashkëjetojmë me këtë humbje për shkak të vjedhjes kaq të madhe, e cila duhet të jetë baza e zhvillimit."Rama: Operacioni do ta kthejë energjinë elektrike në përfitimKy operacion do ta kthejë energjinë në një përfitim për mirqenie dhe ekonomi. Kështu është shprehur kryeministri Rama në takimin për operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike.“Nëse Norvagjia është vendi i parë ne Europë për potenciale hidro energjitike, Shqipëria është në vendin e dytë, por nëse Norvegjia sektorin energjitik e ka burimin kryesor te mirëqënies, Shqipëria e ka burmin kryesor të problemit të vet dhe arsyeja se pse ne jemi këtu është për të celur një operacion masiv, një operacion të thellë ,dhe një operacion që synon të kthejë paqen në ketë sektor duke kthyer përfundimisht energjinë nga një pasuri që mund të vidhet lirisht në një burim mirëqënie dhe ekonomike dhe përfitrimi për Shqipërinë dhe shqiptarët, me premisën që kushdo që e përdor e paguan.”Po ashtu kryeministri Rama tha se ky operacion duhet të përfundojë vetëm atëhere kur gjithçka të jetë vendosur në binaret e ligjit."Ta bëjmë operacionin në një proces që të ndalet vetëm atëhere kur gjithcka të jetë vendosur në binaret e ligjshmërisë dhe kur askujt të mos i shkojë në mendje se me vjedhjen e energjise elektrike mund të shpëtojë."Gjiknuri: Sektorin energjitik e çliruam nga konflikti ligjor, në 2018 do ta bëjmë fitimprurësNë kuadër të takimit të kryeministrit Rama për aksionin policor kundër vjedhjes së energjisë elektrike, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri është shprehur se sektori energjitik ishte në një konflikt të hapur me ligjin, por masat e marra nga qeveria e nxorën këtë sektor nga konflikti.“U la një sektor me konflikt të hapur ligjor. Një sektr i cili i kishte duart e lidhura, që na bente të pamundur për të dalë në tregun kapital. Ky sektor kërkon investime dhe nëse ne nuk do të gjenim një zgjidhje do të hynim në kolaps energjitik.Bëmë një zgjidhje të gucimshme me një kosto shumë të ulët. Sektorin e clriuam nga një konflikt i hapur ligjior”, tha Gjiknuri.
Po ashtu, Ministri Gjiknuri u shpreh se hajdutët dhe ata që lënë faturat e energjisë pa paguar do të ndëshkohen. Numri një i energjisë tha se në vitin 2018 sektorin e energjisë do ta kthejnë në një sektor fitim prorës.“Është momenti të bëjmë reformat më të thella. Gjeja e parë që bëmë është transparenca me qytetarët, se ku e gjetëm sektorin e energjisë.Ka probleme por ne do të marrim masa edhe më të forta. Ata që lënë faturat pa paguar do të ndëshkohen.Do të bëjmë të mundur që cdo vit të ulim me 5 % uljen e humbjes së energjisë dhë në vitin 2018 të kthehet në një sektor fitimprurës.“Tahiri: Strukturë e re në polici për ata që vjedhin energjinë"Një strukturë e re në Policinë e shtetit, nga qendra dhe deri në çdo komisariat dhe postë policie, do marrë detyrën të çojë para përgjegjësisë penale, të gjithë ata që shkelin ligjin, me një faturë kaq të madhe për shtetin, për shoqërinë dhe për çdo familje shqiptare, përfshirë këtu ata që kanë guximin, edhe pse kanë detyrën të bëjnë të kundërtën, kanë guximin të lejojnë apo të bashkëpunojnë me hajdutët e energjisë."Tahiri: Shqipëria informale do marrë fund, të gjithë të barabartë para ligjit"Parimi është ky, të gjithë brenda kufirit të ligjit dhe të gjithë përpara ligjit dhe le të prosperojë më i miri, por mbi bazën e aftësive dhe jo mbi bazën e padrejtësive, kjo do të ndodhe jo vetëm kur qeveria, institucionet, policia të zbatojnë ligjin pa preferencë, por kur mbi të gjitha Shqipëria informale të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Është prioritet absolute beteja mbi informalitetin dhe pa ligjshmërinë, sepse Shqipëria informale është armiku më i mad hi qytetarëve të ndershëm. Është armiku më i mad hi shoqërisë dhe i ligjit, prandaj fitorja jonë më e madhe është lufta kundër informalitetit dhe paligjshmërisë."Ahmetaj: 150 mln euro janë humbjet nga vjedhja e energjisëMinistri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka dhënë shifrën 150 milionë euro si humbje të energjisë elektrike nga vjedhja. Sipas tij nuk është problem ulja apo rritja e çmimit, po pikërisht gangrene e vjedhjes."150 milionë euro çdo vit humbim nga vjedhja e energjisë elektrike, shkrihen, treten në lumenj dhe përfundojnë në det për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimeve dhe korrupsionit. I gjithë prodhimi i kaskadës së Drinit tretet në det pa dhënë asnjë efekt në zhvillimin ekonomik. I gjithi vidhet.
Nuk është thelbi të rritja apo ulja e çmimit të energjisë, thelbi është pikërisht te kjo gangrenë që duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë.150 milionë euro janë 80 deri në 100 kilometra rrugë që mund të ndërtoheshin vit pas viti, ndërkohë që treten në det për shkak të vjedhjes. 150 shkolla që mund të ndërtoheshin, por i kanë vjedhur hajdutët e energjisë elektrike."Administratori i CEZ, Arben Seferi: E hoqëm fashën sepse shmangëm abuzimet"E hoqëm fashën sepse shmangëm abuzimet, konstatuam se fasha mbrojtese për të varferit po përfitonin të pasurit. U vendos që kjo fashjë të aplikohej për të gjithë familjarët.Fasha u bë burim abuzimi pasi stimuloi vjedhjen nga vetë punonjësit të cilët ofruan mënyra përfitimi për abonentë që ulin konsumin me para nën dorë për faturistë apo elektriçistë. Kemi gjetur shumë raste, kur për të njëjtën familje ekzistojnë disa kontrata me të cilat energjia bliehet nën kosto. Për jë vilë me 2-3 katë, ku jeton vetëm një familje vendoset matës në çdo kat, duke shmangur fashën e dytë për konsumin mbi 300 kë/orë"
Seferi: Bilancet e humbjeve cdo 15 minutaGjatë periudhës 2014-2018 kemi planifikuar një reduktim të uljeve me 5% për cdo vit dhe rritje të arkëtime me 91%. Kjo bazohet në investimet në rrjet, kjo do të mundësohet si nga kredia e BB ashtu edhe nga fondet e kompanisë. Do të realizojmë matjen e kabinave të pallateve për të pasur bilancet e humbjeve cdo 15 minuta. Duke marrë të dhënat nga nënstacionet do të analizojmë në cdo moment bilancet dhe do të specifikojmë zonat ku kemi humbje të mëdha.
Sot aksioni policor kundër vjedhësve të energjisëSot skdaon "ultimatumi" i Kryeministrit Edi Rama për vjedhësit e energjisë elektrike dhe pritet të nisë një aksion policor për të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike, si në Lazarat.Një aktivitet me temë “Takim kombëtar, mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” do të zhvillohet sot paradite në Pallatin e Kongreseve.Në këtë aktivitet do të ketë më shumë se 2 mijë pjesëmarrës, dhe është aksioni i tretë në shkallë kombëtare brenda pak muajve, pas atyre antidrogë në Lazarat e Dukagjin, si dhe asaj të prishjes të ndërtimeve pa leje.Të mërkurën më 22 tetor kryeministri Rama doli në një deklaratë për shtyp për të sqaruar planin operacional.“Do të jemi në një luftë që nuk është parë me çdo hajdut dhe çdo gjykatës që do të guxojë ti trajtojë hajdutët si kalimtarë dhe do të mjaftohet me gjobat qesharake 2-3 mijë lëkëshe dhe që së bashku i vjedhin këtij populli 150 mln euro. Do të fillojmë nga ata që kanë fabrika e biznese të mëdha që paguajnëë sa një sahat familjar. Nuk do i ndahemi. Kanë pesë ditë kohë që të rikthehen në binarët e ligjit.”Oranews.tv