Europiani i boksit për të rinj, Jurgen Uldedaj i jep medalje Shqipërisë
Lezhë - Shqipëria ngjitet në podiumin e medaljeve në europianin e boksit për 18 vjeçarë, të zhvilluar në Zagreb të Kroacisë.Në peshën 81 kg medalja e bronzit ka shkuar për boksierin e kombetares tonë, Jurgen Uldedaj, i cili sërish ka përmbushur pritshmëritë për një vend ndëri në këtë kompeticion, nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni, Gezim Zeneli e Jozef Sermi.Arritja e mëdaljes është mjaft e rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për aktivitete ndërkombëtare, - siç është europiani, por Jurgen Uldedaj deklaron se kjo nuk i mjafton.Në gjysëmfinale Uldedaj ka humbur me 1 pikë diferencë, 28 me 29 ndaj peëfaqsuesit të Norvegjisë duke i mohuar atij medaljen e argjendit, ndërsa ka ndikuar edhe një dëmtim i lehtë, që Uldedaj kishte patur në ndeshjen kualifikuese ndaj boksierit polak.Për të arritur në podium, boksieri 17 vjeçar i kombëtares shqiptare, Jurgen Uldedaj, kaloi me rezultatin e pastër 3 me 0 kampionin në fuqi të europës dhe po me të njëjtin rezultat fitoi edhe ndaj boksierit polak.Në gjysëmfinale kombëtarja e boksit të Shqiperise është prezantuar nëpërmjet 17 vjeçarit Jurgen Uldedaj, i cili ka marrë vlerësime maksimale nga specialistët e këtij sporti.Paraqitjet e boksierit Jurgen Uldedaj në kompeticionet ndërkombëtare kanë qënë të jashtëzakonshme, duke vijuar tq jetq i pranishëm në podiumet e medaljeve.Në europianin e boksit për 18 vjeçarë merrnin pjesë 41 shtete, ndërsa Shqipëria nën drejtimin e trajnerit, Zef Gjoni, përfaqsohej nga boksierët Jurgen Uldedaj, Rixhildo Zeneli, Krenar Zeneli dhe Erald Muho.