Radovani: Unë kryetar bashkie? Nëse s'ka mbetur njeri tjetër në Shkodër

Shkoder-E ka të qartë mënyrën se si duhet të funksionojë bashkia e Shkodres por Paulin Radovani aktualisht prefekt i qarkut Shkoder hedh poshtë zërat se ai do të jetë kandidati i së majtës në zgjedhjet e 2015-ës.“Ka nevojë të përzgjidhen plot në qytet. Kur të më thonë që në Shkodër s’ka mbetur asnjeri, atëherë Paulin Radovani pranon të kandidojë për çdo koalicion, vetëm që t’i shërbejë qyetetit të Shkodrës” – u shpreh Radovani.Prefekti sqaron mënyrën si do zgjidhet ngërçi i ndihmës ekonomike dhe paaftësisë në komunën Shalë."Unë kam firmosur një shkresë, ku në bashkëpunim me drejtoreshën e ndihmës ekonomike, ku i kam kërkuar në pergjegjësin e Prefekturës, t'i jepet invalidëve të Shalës paaftësia", tha RadovaniPër 5 Heronjtë e Vigut, prefekti thotë se akoma nuk ka asgjë konkrete."Ka pasur mendime për të, rotondot te dogana që i përket komunës Rrethina. Ligjërisht është e zgjdhshme, por nëse vihet një rotondo pse mos vihet një lulishte"Muajt e fundit qarku i Shkodrës është fokusuar tek masat antipërmbytje, rikonstruksioni i stadiumit, situata e rrugëve etj.