Në pritje të Miss Globe 2014, vajzat i gëzohen Shqipërisë para konkursit

Vijon mbërritja e miseve nga shtete të ndryshme të botës në Aeroportin Nënë Tereza për tu bërë pjesë e evenimentit Miss Globe.Akomodimi i vajzave më pas bëhet në Best Ëestern Hotel. Ndërkohë paralelisht me mbërritjen vazhdon edhe seti fotografik me kostume kombëtare, foto të cilat më pas do të publikohen në revistën zyrtare të Miss Globe.Gjatë paradites së të dielës delegacioni zhvilloi një vizitë në ambjentet e ECO Market në Tiranë ku përfaqësuesit e firmës i prezantuan prodhimet e tyre bio.Gjatë vizitës në këtë market nuk munguan edhe blerjet e rastit nga misset që vijnë në Shqipëri për të prezantuar bukurinë e tyre në një konkurs mjaft prestigjoz.Gjatë rrugës për të shkuar në market vajzat me kombësi të ndryshme kaluan në mes të një tregu fshatar ku u qerasën me fruta të ndryshme duke u prezantuar kështu me një prej traditave tona më të njohura siç është mikpritja.Më pas vajzat e Miss Globe përfituan për tu ndalur në Kishën Katolike në Rrugën e Kavajës ku morën pjesë në një pagëzim.Të hënën delegacioni do të vazhdoje vizitat në Tiranë sipas programit të përcaktuar.