Rama premton rilindje në Rrëshen, në 70-vjetorin e Çlirimit të Mirditës
Mirdita ka përkujtuar 70-vjetorin e çlirimit.Kryeminsitri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, dhe Ministri i Mirëqenies sociale Erion Veliaj, u ndalën në Rrëshën për të përkujtuar këtë ditë. Në varrezat e Dëshmorëve u vunë kurora me lule, në përkujtim të të rënëve të kësaj zone.“Ne jemi këtu për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që vunë jetën në themelet e lirisë së kësaj zone”, th Rama.Teksa nderoi të shkuarën, Rama foli për të ardhmen që i rezervohet këtij qyteti. Qeveria tha ai, ka kthyer vemendjen në këtë zonë, më investime në infrastrukturë dhe shkolla.“Një rilindje që ka nisur përmes një sërë projektesh që tani janë përfunduar apo janë rrugës”, u shpreh kryeministri.Kryeminsitri ju rikthye profesionit të vjtër si ish-kryebashkik, duke u njohur gjërësisht më punët e bëra në qytet.Në vijim të axhendës kryeministri Rama vizitoi Qendrën profesionale "Shën Iozefi Punëtor", e cila është ndërtuar me ndihmën e Caritas dhe mbështetur fuqimisht nga Dioqeza, për të ndihmuar të rinjtë të rrisin shanset e tyre për punësim.Kryeministri ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në Rubik që ishte e rënuar.Ndalesë e veçantë ishte ajo në një kantinë vendase.“Ngre këtë shampanjë të parë shqiptare në nder dhe respekt që të gjithë atyre si kjo familje që kanë zgjedhur ta sfidojnë realitetin me ide, talent dhe vullnet”, deklaroi Rama.Ndërsa Ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, e cilësoi shkollën e mesme profesionale, si një oaz ekselence dhe premtoi mbështetjen e institucionit që ai drejton ndaj cdo ideje dhe projekti të paraqitur nga drejtuesit e saj.