Presheva voton sot për Këshillin Nacional Shqiptar
Presheva voton sot për Këshillin Nacional Shqiptar. Në komunat e banuara me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, rreth 36 mijë qytetarë me të drejtë vote, sot votojnë për 15 anëtarët e Këshillit Bashkiak.Por deri tani pjesëmarrja ka qenë e ulët, ku deri në mesditë kanë votuar 10% e zgjedhësve. Ky këshill ka për qëllim përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Drejtuesit e këtij këshilli kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur me të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë. Në gusht të vitit 2009, parlamenti serb ka miratuar Ligjin për Këshillat Kombëtare të pakicave dhe rregullimin në detaje të pozicionit dhe përgjegjësive të tyre.Më 3 korrik të vitit 2010 është bërë konstituimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në mënyrë që të realizojnë të drejtat në kulturë, arsim, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip. Zgjedhjet mbahen në 49 njësi zgjedhore dhe në listat e veçanjta në komunën e Preshevës dhe Bujanocit janë të regjistruar gjithsejt 36.024 votues.Kreu I administratës publike në Bujanoc, Nasim Rexhepi ka deklaruar se gjithcka po shkon mirë dhe nga 17.992 votues,15.840 janë shqiptarë. Sipas tij, në komunën e Preshevës në listat zgjedhore për KNSH janë regjistruar 18.032 votues, ndërsa me të drejte vote për këto zgjedhje në tërë teritorin e Serbisë janë 35.200 votues.Për zgjedhjet e KNSH, janë shpallur pesë lista, ku marrin pjesë të gjitha partitë politike nga Presheva dhe Bujanoci për të cilat qytetarët mund të votojnë për tre koalicione dhe dy grupe qytetarësh.