Zbatimi i të drejtave kushtetuese, fitoi opozita, Brok i PPE-ve: Garanci e monitorim nga KE
Partia Popullore Europiane do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje çështjen e respektimit të të drejtave kushtetuese të opozitës në Shqipëri. Këtë e ka deklaruar, kryetari i Komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok.Sipas Brok, ngritja në Bruksel e çështjes së shkeljeve të të drejtave kushtetuese të opozitës nga e djathta europiane ka dhënë tashmë rezultate, por proçesi do të vazhdojë të ndiqet me vëmendje dhe nga Komisionit Europian.“Ne do vazhdojmë t'ia kërkojmë këtë Komisionit Europian. Por ndërkohë, jemi njoftuar, se ngritja e këtyre çështjeve nga ana jonë ka dhënë rezultatete pozitive, Opozita tashmë mund të gëzojë të drejtat e saj kushtetuese, që duhen garantuar. Ne do ta ndjekim situtën me vëmendje dhe do t'i kërkojmë Komisionit Europian të vazhdojë proçesin."Sipas burimve te Ora News, kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha ka tërhequr vëmendje të veçantë në gjirin e Partisë Popullore Europiane, kur ai ka denoncuar krijimin sipas tij të një sistemi oligarkik nga kryeministri Edi Rama në Shqipëri.