Lezhë, biznesi i lojërave ambulante drejt falimentit, nuk ka hapësira publike

Lezhë - Biznesi i lojërave ambulante në Lezhë po shkon drejt falimentit, pasi pushteti lokal nuk ka caktuar ndonjë hapësirë për vendosjen e tyre.Kryetari i Shoqatës së lodrave ambulante Bashkim Qalliku, ka kërkuar një shesh të posaçëm pasi i paguajnë taksa shtetit.“Ne kemi një investim prej miliona Euro në këtë fushë, por nuk gjejmë vendin që na takon për të vendosur lodrat në sheshet e qyteteve kryesore të Shqipërisë”, shprehet Bashkim Qalliku, kryetar i shoqatës "Lodrat Ambulante"Nga ana tjetër kryebashkiku i Lezhës, Viktor Tushaj, pohon se ka patur kërkesa të vazhdueshme për lodrat ambulante, por sipas tij hapësirat publike janë të limituara.“Hapsirat publike në qytetin e Lezhës janë pak të sakrifikuara, pra nuk kemi shumë hapsira publike për të vendosur lojra të dimensioneve të mëdha”, shprehet kryebashkiaku Tushaj.Falimentimi i biznesit të lojërave ambulante vetëm në lezhë, ka lënë pa punë dhjetëra persona./nzh/oranews.tv/