Skrapar, masivi i gurëve zë poshtë babain e 3 fëmijëve

Skrapar- Një masiv gurësh ka zënë poshtë një 54 vjeçar, baba i tre fëmijëve në fshatin Dobrush të Skraparit. Viktima është Besnik Saliasi.Mëngjesin e sotëm (26 tetor 2014) Besniku kishte shkuar si çdo ditë pranë fshatit Novaj të Skraparit për të nxjerrë pllaka guri.Në një moment një masiv gurësh është shembur duke zënë poshtë punëtorin. Shokët e tij janë përpjekur t'i japin ndihmën e shpejtë. 54 vjeçari gjeti vdekjen rrugës për në spitalin e Poliçanit.viktima skrapar