Prindër mos u mësoni makinën fëmijëve! Lërini autoshkollat
"Prindër, mos u mësoni fëmijëve makinën"Ekspertët e sigurisë rrugore janë në një mendje kur thonë se makina mësohet vetëm duke ndjekur autoshkollën dhe çdo mënyrë tjetër është e pasigurt e deri në kufijtë e gabimit.Të ndjekësh një autoshkollë do të thotë dy muaj teori-praktikë si dhe dy testet në të cilat duhet ti rezultosh i suksesshëm për të fituar patentën.Drejtori i Përgjithshëm i Lejeve të Drejtimit, Demir Osmani, thotë se në këtë mënyrë do kemi më pak aksidente.Por nëse ndjekim një autoshkollë, a kemi mundësinë të mësojmë siç duhet makinën?Reultatet e gjetura nuk janë optimiste, sepse nga 275 autoshkolla, vetëm 50 prej tyre punojnë me të njëjtat kushtet si autoshkollat në vendet e BE.Inspektimet do të vijojnë që çdo autoshkollë të ketë kushtet dhe mjetet e përshtatëshme për praktikanët. Ndërsa qëllimi është që autoshkolla të mos shihet si element i plotësimit të disa firmave në fund, por të kthehet në një shkollë për të gjitha ata që duan të kenë një leje drejtimin të merituar./nzh/oranews.tv/