MAS: Kuotat dhe tarifat në përputhje me kërkesat e universiteteve
Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, se janë reduktuar kuotat e pranimit në universitet dhe janë rritur tarifat. Në një deklaratë për shtyp Ministria sqaron se MAS i ka vendosur kuotat dhe tarifat në përputhje me kërkesat e universiteteve publike duke qëndruar në krahun e studentëve.“Sot, nga selia e Partisë Demokratike doli një tjetër deklaratë që provon sërish ndarjen e madhe të dy botëve. Të gënjeshtrave që çuan në 1 milion shuplakat e 23 qershorit dhe politikës së përgjegjshme. Ndarjes mes politkbërjes me kuotat me lojë kungulleshkash dhe ndarjes së kuotave të bazuar në analizë profesionale që kujdeset dhe per mundësinë e të rinjve për t'u aftësuar. por po aq edhe për cilësinë e këtij aftësimi. Ashtu si dhe në të gjitha politikat e tjera të realizuara me frymën e bashkëpunimit dhe të bashkërendimit, MAS i ka vendosur kuotat dhe tarifat në përputhje me kërkesat e universiteteve publike duke qëndruar në krahun e studentëve, e duke miratuar kuota ne përputhje me kërkesat dhe tarifa ndjeshëm më të ulta se kërkesat.”Po ashtu Ministria sqaron se pretendimet e PD janë gënjeshtra të një grup njerëzish që paguhen me taksat e qytetarëve. Në njoftimin e ministrisë jepen edhe kuotat për masterat.“PD thotë që Qeveria ka pakësuar kuotat e masterit profesional në masën 40% kurse ato të masterit shkencor në masën 30%. Gënjeshtër e padenjë për një grup njerzish që pagohen me taksat e qytetarëve për të bërë opozitën. E vërteta është se për vitin akademik 2014-15 janë miratuar 6,393 kuota për Masterat Profesionalë, ndërkohë që një vit më parë janë regjistruar në total 5,559 studentë. Në këtë shifër të fundit përfshihen dhe jokaluesit që vijnë nga vitet e mëparshme e që janë një numër i konsiderueshëm. Ndërsa për Masterin Shkencor këtë vit janë miratuar 6,547 kuota, ndërkohë rezulton se vitin e kaluar janë regjistruar në total 5,890 studentë ku edhe këtu janë bashkuar jokaluesit.Pra, siç edhe mund ta shikoni nga statistikat e mësipërme, e vërteta është se kuotat e miratuara për këtë vit akademik tejkalojnë mjaftueshëm numrin e të regjistruarve vitin e kaluar, ndryshe nga sa propagandohet nga selia e Shqupit.”MAS sqaron edhe tarifat.“Ndërsa për sa i përket tarifave, sërish MAS është udhëhequr nga parimi i politikbërjes së përgjegjshme jo sikundër vepronte paraardhësi ynë, që i la shtetit dhe shqiptarëve një faturë mbytëse borxhesh mbi supe.Bazuar në këto nevoja është vendosur që në fillim të vitit akademik të paguhet 30% e tarifës së shkollimit, ndryshe nga vendet e tjera, madje dhe vendet e rajonit ku ajo paguhet nga 50%-100% në fillim të vitit akademik.Këto të ardhura për universitet shkojnë për të mbuluar shpenzimet e personelit, sigurimet shoqerore dhe shëndetsore të tyre dhe po kështu detyrimet për energjinë elektrike, materiale, shërbime interneti, punë në laboratore e të tjera shërbime. Ligjërisht të gjitha shpenzimet duhen likujduar në fund të çdo muaji dhe jo duke krijuar borxhe siç bëhej nga qeveria e mëparshme. Ndaj për sa më lart kjo masë parapagimi prej 30% e tarifës së shkollimit nuk është aspak diskriminuesve, por i mbështetur në standardet ligjore.”MAS deklaron se përmes reformës ka vendosur arsimin e lartë në binarët e cilësisë, por pa cënuar mundësinë e sa më shumë të rinjve për t'u arsimuar.“Arsimi është një ndër sektorët më të rëndësishëm që na përket të gjithëve dhe të gjithë duhet të jemi pjesë për të mundësuar reforma, që të kthejmë realisht cilësinë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor shqiptar, e jo tapërdorim atë për qëllime klienteliste e elektorale ashtu siç përdoreshin në të kaluarën kuotat dhe tarifat.”