Java e modës në Kinë, sundon e kuqja dhe e florinjta

Stilistët kineze kanë befasuar në javën e modës në Pekin , duke shfaqur për herë të parë fustane martese dhe modele të veshjeve nga dinastia Ming e viteve 1368-1644.Fustanet e nuseve të dinastisë Ming karakterizohen nga ngjyrat e kuqe dhe e florinjtë.Kështu që edhe ne kemi përdorur më së shumti këto dy ngjyra në dizenjot tona, por edhe qëndisje me ar."Modelet Phoenix, ato tradicionale dhe karakteristikat e veshjeve zyrtare të administrates së dinastisë Ming janë simbolet më të rëndësishme në sfilatën tonë sot"- thotë stilisti kinez Zhang Zhifeng.Ndërkohë dita e parë javës së modës kineze u dominua nga ngjyrat bardh e zi.Stilistja Lai Rui tha se është frymëzuar nga eksplorimi i feminitetit ndër vite." Kam përdorur ngjyrat bardh e zi për të shprehur tre ide: Përsosmëri, thjeshtësi dhe pastërti. Unë shpresoj që të gjitha femrat të përdorin këto ngjyra të pastra dhe të thjeshta për të shprehur gjithcka kanë në zemrën e tyre.Java e modës në Pekin do të zgjasë deri më 1 nëntor dhe pritet të tërheqë 89 marka dhe pjesëmarrës prestigjiosë në 64 sfilata që do të jenë gjithsej në 7 ditë.moda kineze