Ukraina voton, Poroshenko optimist në krijimin e Parlamentit të ri
Pikërisht në ditën e zgjedhjeve Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka bërë një vizitë të papritur në një qendër votimi në Kramatorsk, në kuadër të vizitës së ushtarëve që luftojnë me separatistët në lindje të vendit.Poroshenko nuk ka votuar atje, por tha se ishte optimist në krijimin e një parlamenti të ri, me njerëz dhe forca të reja , që sipas tij do ta çojnë Ukrainën drejt paqes.Ndërkohë Kryeministri i Ukrainës Arseny Yatseniuk, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij ka hedhur votën në Kiev, në zgjedhjet e para të përgjithshme që nga protestat e dimrit të kaluar të cilat rrëzuan nga pushteti presidentin Viktor Janukoviç.Kryeministri Yatsenuk tha se qeveria e re do të jetë më pak ruse dhe me axhendë të fortë drejt integrimit evropian.Ish boksieri i peshave të rënda, tashmë kreu i partisë Udar, Vitaly Klitschko, tha se mirëpret spastrimin e gjurmëve ruse.Kurse udhëheqësi i opozitës Bloc Yuri Bojko tha se ai ndjen peshën e përgjegjësisë ndaj votuesve, duke nënvizuar nevojën për paqe dhe stabilitet ne vend.Votimi ka filluar sot me një mëngjes të ftohtë, por me diell në Kiev, në zgjedhje të cilat pritet ta çojnë vendin më pranë reformave shumë të nevojshme.Në Parlamentin e Ukrainës, pas zgjedhjeve parlamentare nuk do të jenë më 450 deputetë, por vetëm 420.Kjo pasi deputetët nuk mundën të arrijnë marrëveshje për të mundësuar votimin e atyre që jetojnë larg.Zgjedhjet po mbahen nën masa të rrepta sigurie dhe garojnë 29 parti.Gjysma e deputetëve, zgjdhen me votim proporcional, gjysma tjetër zgjidhet me votim maxhoritar.Qendrat e votimit janë hapur në orën 8:00 me orë lokale dhe do të mbyllen në 20:00.