Tufa: Greva po censurohet, ambasadat të na hapin dyert
Ish të përndjekurit politik vijojnë ditën e 28 të grevës ndërsa gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet.Kordinatori i grevës Skënder Tufa në një prononcim për mediat ka bërë sërish thirrje për tu ulur në tryezë për të gjetur një zgjidhje ndërsa ka shtuar se grevistëve po u bëhet presion."Greva po censurohet në mënyrë ekstreme dhe grevistët po u bëhet presion në mënyrë të hapur. Ne jemi qytetarë dhe duam zgjidhje qytetare. Kjo grevë është pishtari i demokracisë dhe kush fyen këtë grevë ka fyer demokracinë” tha Tufa .Ai gjithashtu kërkoi ndërhyrjen e përfaqësive diplomatike në vend për të ofruar një vend në territorin e ambasadave ku ish të përndjekurit të vijojnë grevën e urisë.“U kërkojmë përfaqësive diplomatike të na hapin një ambjent brenda ambasadës për të zhvilluar grevën sepse kjo grevë po bëhet në një presion terrori psikologjik” tha Tufa.Ndërkombëtarët apel për zgjidhjeNdërkohë ditën e djeshme ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth dhe ambasadorja gjermane Carola Muller-Holtkemper kanë apeluar për gjetjen e një zgjidhje për ish të përndjekurit politikë.Sipas ambasadori Wollfarth ashpërsimi i mëtejshëm i deklaratave politike publike vetëm sa acaron situatën e tensionuar. "Prandaj, unë i nxis të gjitha palët, përfshirë shoqërinë civile, të angazhohen në një diskutim të sinqertë, me qëllim gjetjen e një rruge konstruktive për të ecur përpara" ka theksuar Wollfarth.Ndërsa ambasadorja Holtkemper, ka deklaruar se qeveria duhet të nisë negociatat me grevistët për të gjetur një zgjidhje.