Pesë të plagosur në Shkup, përplasje mes grupeve rivale të BDI-së

Pesë aktivistë të BDI janë plagosur në një incident që ka shpërthyer mbrëmë midis dy grupeve kundërshtare të kësaj partie në Saraj të Shkupit.MPB ka theksuar se sot do të informojë mbi incidentin ku janë shkrepur armë zjarri, ndërsa jozyrtarisht janë dhënë disa versione.Mësohet se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të rënda.Incidenti ka ndodhur pranë një shtabi partiak dhe ka kulmuar pas sharjeve dhe fyerjeve midis dy grupeve kundërshtare partiake, që njëri krah thuhet se i takon anëtarit të lartë të BDI-së, Rafis Aliti dhe grupi tjetër ish-ministrit të drejtësisë, Blerim Bexheti.Nga ana tjeter, burime jozyrtare bëjnë me dije se dy nga të plagosurit janë vëllezërit Jakupi nga Kondova, njëri nga të cilët, Jonuz Jakupi, që shërben si ushtar i rregullt në Armatën e Republikës së Maqedonisë.Sipas dëshmitarëve, vëllezërit Jakupi fillimisht janë sulmuar nga dy persona, pastaj janë larguar nga lokali dhe sërish janë kthyer të armatosur dhe kanë filluar të shtënat me armë zjarri mes dy palëve.MPB deri tani nuk ka dhënë asnjë hollësi mbi incidentin. /ina/