FOTO/Stuhia e shiut gjunjëzon Athinën, rrugët lumenj, u përmbyt gjithçka

Greqi- Një stuhi e rrëmbyer pothuajse shkatërroi Athinën të premten, duke marrë përpara pemë e makina që gjendeshin rrugëve, ndërsa bodrumet e pallateve u përmbytën pothuaj të gjitha.Rrebeshi i ktheu rrugët e kryeqytetit grek në lumenj, duke i lënë njerëzit të mbyllur brenda mjeteve të transportit.Në disa lagje, makinat u bënë kala mbi njëra-tjetrën ndërsa uji vërshonte pa pushim. Banorët e qytetit panë me dëshpërim sesi banesat e tyre përmbyteshin dhe në disa raste duhet të ngjiteshin mbi mobilje për të shpëtuar nga uji."Më mori uji përpara, arrita që të kapem në një pemë për të shpëtuar veten. Njerëzit ishin në rrezik të madh. Në atë çast pata tri kliente që u alarmuan. Ndërsa kuzhinierja u desh të hipte mbi frigorifer që të shpëtonte", tha Dhimitri, një pronar restoranti.Më shumë se 150 zjarrëfikës dhe 70 makina u shpërndanë nëpër qytet për të shpëtuar njerëzit që kishin ngecur nëpër makina dhe për të nxjerrë ujin nga bodrumet e përmbytura.Shërbimi zjarrfikës bëri të ditur se kishte marrë më shumë se 500 telefonata, ku kërkohej ndihma e tyre, por nuk kishte të dëmtuar. Shërbimi Kombëtar meteorologjik bëri të ditur se stuhia do të vazhdonte edhe të shtunën.9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 25 26 27 28 29 30 31 32 33