Reagimet të ashpra dhe ironi kundër UEFA-s: Thuaji PO racizmit!

Reagimet kundër vendimit të UEFA-s që Shqipëria humb në tavolinë ndeshjen me Serbinë vazhdojnë të jetë të ashpra dhe të shumta.Në faqen zyrtare të UEFA-s në fb ka shkuar në mbi 119 mijë komentet kundër vendimit. Komentuesit e konsiderojnë të korruptuar UEFA-n dhe vendimin skandaloz."UEFA e vrau lojën e Fair Play-it duke i thënë po huliganizmit në stadium" , "UEFA thuaji PO Racizmit" e komente të tjera si këto kanë mbushur faqen e UEFA-s në Fb.Ndërkaq pritet që shqiptarët e Zvicrës dhe jo vetëm të organizojnë një protestë para selisë së UEFA-s, si një reagim kundër vendimit që i mohoi tre pikët kombëtares sonë në përballjen e 14 tetorit në Beograd.Një ndeshje që në 42 minutat e saj u luajt nën kore raciste dhe akte dhune dhe më pas u ndërpre pas futjes së tifozëve dhe huliganëve serbë në fushë.