Elbasan, ambasadori i ri francez nis turin e njohjeve: Jini krenar për Shqipërinë
Elbasan - "Të vetmet vende ku nuk ka diferenca janë vendet komuniste". Kështu ka deklaruar nga Elbasani, Ambasadori francez në Shqipëri Bernard Fitoussi pas takimit që zhvilloi me kryetarin e bashkisë së qytetit Qazim Sejdini."Unë i thash kryetarit të bashkisë të ndjeheni kryelartë për vendin tuaj, - tha ai. - Për 25 vite keni bërë rrugë të jashtëzakonshme. Sigurisht që ka pasur vështirësi por me atë që unë kam parë për pak ditë, jam ekstremisht i befasuar. Sigurisht që ka difenca mes mazhorancës dhe opozitës, por të vetmet vende ku nuk ka opozitë janë diktaturat. Ka një sërë reformash për tu përmbushur si ajo në drejtësi, dhe në luftën kundër korrupsionit por siç themi ne francezët, e shohim gotën gjysëm plot edhe në këtë drejtim."Më pas Ambasadori francez ka zhvilluar takime edhe në qendrën spitalore të Elbasanit ku premtoi se do të nxisë investimet në shëndetësi e sidomos në spitalin e pediatrisë.Oranews.tv