Përleshje në Jeruzalem pas faljes së të premtes

Forcat e sigurisë izraelite janë përleshur me të rinj palestinezë në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit të premten ndërsa tensionet janë rritur mjaft në vend. Tre palestinezë janë arrestuar ndërsa godisnin me gurë policinë ndërsa forcat e sigurisë në xhaminë Al-Aksa nuk kanë lejuar më shumë se 40 vetë që të kryejnë atje faljen e ditës së premte.Xhamia konsiderohet si vendi i tretë më i shenjtë i besimtarëve myslimanë dhe ndodhet në një vend të quajtur Faltorja Fisnike, ndërsa hebrenjtë e quajnë Tempulli i Malit dhe e konsiderojnë si vendin më të shenjtë të tyre.Edhe pse lufta më e fundit 50-ditore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazas ka përfunduar që në gusht, gjendja në vend është mjaft e nderë, pasi një palestinez u vra nga policia, që sipas palestinezëve është një veprim hakmarrës për rrëmbimin dhe ekzekutimin e tre të rinjve izraelitë në Bregun Perëndimor në verë.Që nga Gaza, udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanijeh, tha: "Pushtuesit kanë marrë xhaminë e shenjtë Al-Aksa dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ndarjen e orarit të faljes mes myslimanëve dhe hebrenjve. Ata duan që ta shkatërrojnë xhaminë dhe të ndërtojnë tempullin".Izraeli e ka pushtuar që në vitin 1967 Jeruzalemin Lindor dhe e ka shpallur kryeqytet, një vendim që nuk njihet ndërkombëtarisht.Oranews.tv