Rruga e Kombit, prokuroria i kërkon Canit dokumentacionin e Bodes

Tirane- Kur kanë kaluar dy javë nga kallzimi i ministrisë së Financave për Ridvan Boden, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e disa dokumentacioneve nga ministria e Financave.Burime nga kjo prokurori sqaruar së është kërkuar Auditi i Brendshëm i Financave, për kohën kur pretendohet se është kryer shkelja.Të njëjtat burime kanë saktësuar se do të kërkohet edhe mënyra dhe procedurat që janë ndjekur kur është marrë kredia e 230 milion eurove, për përfundimin e rrugës Durës-Kukës dhe do të shikohet nëse janë respektuar këto procedurat.Drejtuesit aktualë të minsitrisë së Financave akuzojnë se ish-ministri Bode dhe zëvendësi i tij Sherefedin Sheu, i kanë shkaktuar shqiptarëve një dëm prej 60 milion eurosh, duke marrë një kredi me interes 13 %.Kjo përqindje është dhe arsyea e kallzimit, pasi konsiderohet mjaft e lartë, duke qënë se kredia në vitin 2009 mund të merrej me interes më të ulët, sipas ministrisë së Financave.Pas sekuestrimit të këtyre dokumetacioneve dhe kqyrjes së tyre, Prokuroia e Tiranës do të vendosë nëse do të regjistrohet kallzimi penal, në emër të Ridvan Bodës dhe Sherefedin Shehut, pasi aktualisht është e regjistruar si vepër penale, pa autor, paçka se në brendësi të dosjes janë emrat e dy ish-drejtuesve të Financave shqiptare.Nëse gjatë hetimit të akuzës së kryeqytetit do të vërtetohen shkeljet e pretenduara Ridvan Bode dhe Sherefedin Shehu do të paraqiten në prokurori, për tu pyetur në lidhje më akuzat e ngritura.Nëse gjatë hetimit të Task-Forcës së Tiranës vërehen shkeljen të Bodes, atëherë dosja i delegohet Prokurorisë së Përgjithshme, për veprime të mëtejshme, për shkak të imunitetit të deputetit që ka ky i fundit.