Basha në Bruksel: Zhvillimet në Shqipëri, kundër standarteve të BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2014, 15:24
Bruksel - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar vëmendje të shtuar të ndërkombëtarëve ndaj zhvillimeve në Shqipëri, që sipas tij janë në kundërshtim me standartet demokratike dhe europiane.Kërkesa e kryetarit të opozitës shqiptare ka ardhur në Samitin e Partive Popullore Europiane në Bruksel, gjatë takimeve me liderët e vendeve anëtare, por dhe me Presidentin e Komisionit Europian Zhan-Klod Juncker.Zhvillimet politike dhe ekonomike kanë qenë në qendër të diskutimeve në këtë takim, ku lideri i opozitës shqiptare ka theksuar se zhbërja e standardeve demokratike dhe instalimi i praktikave oligarkike ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.Oranews.tv