Investimet në energjitikë, Gjiknuri në Norvegji takon homologun Lien

Një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare në fushën energjitike është krijimi i një tregu të përbashkët të energjisë elektrike me Kosovën. Kjo është deklaruar nga Norvegjia, nga ministri shqiptar i energjisë dhe industrisë, Damian Gjiknuri, gjatë takimit me homologun e tij Tord Lien.Gjatë takimit, në fokus të të cilit ka qënë energjia dhe rritja e investimeve në sektorin energjitik ndërsa u diskutuan edhe hapësirat e bashkëpunimit midis 2 vendeve. Ministri shqiptar vuri theksin në eksperiencën dhe asistencën që Shqipëria mund të marrë prej shtetit norvegjez, në ngritjen e kapaciteteve. Ndër të tjera, Gjiknuri prezantoi të gjitha masat që po ndërmerren në Shqipëri në sektorin energjitik, për rimëkëmbjen e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Ministri i Energjitikës, zhvilloi një takim edhe me presidentin e "Statkraft", kompania e cila po ndërton 20 hidrocentrale të reja, prej të cilave një nga më të rëndësishmit është projekti shqiptar i Devollit, me dy HEC-e, në Banjë që do të përfundojë në 2016 dhe në Moglicë që pritet të përfundojë në 2018. Gjatë qëndrimit në Norvegji, ministri Gjiknuri zhvilloi takime me drejtuesit e disa shoqërive të rëndësishme norvegjeze të cilat operojnë në fushën e energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, të cilat shprehën interes për investime në Shqipëri.