Pranga biznesmenit Fratari, PD: Hakmarrje e Ramës, e denoncoi se i kërkoi 1 mln USD
Tiranë –Policia e Tiranës ka vënë në pranga një nga biznesmenët më të njohur të ndërtimit në Tiranë, Hajredin Fratari. Ndërtuesi kryeqytetas, 72 vjecar u arrestua nga komisariati numër një pasi firma e tij po ndërtonte një pallat të cilësuar pa leje nga ana e autoriteteve.Forcat e policisë së komisariatit 1 prangosën Fratarin ndërsa ndodhej në kantier. Pas prangosjes Fratari është dërguar në komisariatin 1 dhe do të hetohet në gjendje arresti të paktën për momentin deri në përballjen me gjykatën.Hajredin Fratari u bë një nga përsonazhet kryesore të debatit për zgjedhjet lokale 2007 kur akuzoi Edi Ramës se i kishte kërkuar një ryshfet 1 milion dollarë për të marrë në këmbim leje ndërtimi duke qënë i vetmi që ngriti zërin për këtë çeshtje.Deputeti demokrat Flamur Noka, që sëbashku me disa deputetë të tjerë të PD-së e vizitoi Fratarin në ambientet e paraburgimit, e cilësoi arrestimin e Fratarit “një hakmarrje të pastër politike të Edvin Ramës, që priti momentin të bëhej Kryeministër dhe të nxirrte të gjithë dufin dhe vrerin që kishte ndaj akuzës që z.Fratari i ka bërë kohë më parë për korrupsion.”Noka tha se “nuk lejojnë t’i jepen as medikamentet, pasi ka probleme shëndetësore, nuk e kanë lejuar të takojë as avokatin. E kanë arrestuar si të ishte një vrasës serial.”Oranews.tv