Editorial/ Serbi- Shqipëri 3-0, Vendimi i UEFA-s, drite jeshile për dhunën
Vendimi i UEFA-s për të dënuar ekipin kombëtar të Shqipërisë, pavarësisht se u regjistruan akte racizmi dhe dhune, para, gjatë dhe pas ndeshjes nuk është skandal ,sic u komentua gjerësisht në hapsirën shqipfolëse.Ky vendim është një mbështetje indirekte e dhunës dhe e racizmit, është saktësisht e kundërta e vlerave që UEFA promovon.Te dënosh ekipin shqiptar për mos vazhdim të lojës kur jeta e tyre ishte qartësisht në rrezik është një vendim i padrejtë që mund të vërë në rrezik jetët e futbollistëve dhe të tifozëve në të ardhmen.Dënimi i Shqipërisë i ndez dritën jeshile dhunimit të ekipeve dhe pandëshkueshmërisë.Paaftësia e Federatës Shqiptare dhe e autoriteteve për të mbrojtur pozicionin e tyre ishte e qartë, por shfaqja e dhunës dhe e racizmit ishte aq e dukshme saqë vendimi i UEFA’s nëse nuk ndryshon në apel, jo vetëm do të vërë edhe më shumë në pikëpyetje reputacionin e diskutueshëm të Uefa’s, por do të mbetet një njollë e zezë në bukurinë e sportit.