Rritja e çmimit të energjisë, Kalaja: Protestë në rast se çmimi ndryshon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2014, 15:06
Tiranë- Punonjësit do të protestojnë në rast se çmimi i energjisë do të rritet. Kreu i Sindikatave, Gëzim Kalaja, tha se është e papranueshme rritja e çmimit të energjisë për qytetarët dhe se kundërshtimi i saj do të bëhet me anë të protestave masive në të gjithë vendin.Sipas kreu të Sindikatave marrëveshja me FMN do të çojë në rritje të çmimit të energjisë dhe se çdo argument tjetër që përdor Kryeministri është thjesht justifikim.Ata që do të preken më tëpër sipas sindikalistëve janë grupet vunerabël, të cilët do të paguajnë një faturë enegjie më shtenjtë se aktualisht.