Tre vajza shqiptare në kampin e xhihadëve në Siri
Përveç akuzave se kanë rekrutuar dhe dërguar besimtarë shqiptarë myslimanë drejt luftës siriane, dy nga 13 të arrestuarit për këtë çështje po hetohen dhe për dërgimin e vajzave shqiptare në kampet e rebelëvë, që luftojën kundër Bashar Al-Asad.Nga hetimet e deritanishme të prokurororisë dhe Shërbimit Informative, dyshohet se tre vajza të reja me kombësi shqiptare, ndodhen në qytetin e Raqas, në kampin e rebelëve.Nga këto burime është mundur të mësohet se dy nga të arrestuarit dhe një tjetër person,i cili është shpallur në kërkim, kanë krijuar kushtet për dërguar këto tre vajza të reja, në Siri.Autoritetet nuk bëjnë me dije emrat e dy personave që janë të arrestuar dhe po hetohen për dërgimin e vajzave në Siri, pasi do cënohet rëndë hetimi.Është mundur të mësohet se vajzat janë nga qyteti i Tiranës, Pogradecit dhe Shkodra dhe kanë më shumë gati dy vjet që ndodhen në zonat e luftës.Falë hetimeve të deri tanishme të organeve është mundur të konstatohet se njëra prej këtyre vajzave është mashtruar, pasi i është thënë se do të dërgohej për studime, në qytetin turk të Bursas, por në realitet ka përfunduar në kampet e Al-Nusras, e shpallur organizatë terroriste nga OKB-ja.Nga dy femrat e tjera njëra është gruaja e një shqiptari të vrarë në Siri dhe tjera është dërguar atje sëbashku më fëmijet nga bashkëshorti i saj.Falë përgjimeve të telefonatave që ato bëjnë me familjet e tyre në Shqipëri është mundur të mësohet për shfrytëzimin që i bëhet atyre në kampet e luftëtarëve xhihadistë dhe kushtet e vështira ku jetojnë.Njëra nga këto vajza është shtatzënë dhe kërkon rikthimin në Shqipëri.13 persona kanë të arrestuar autoritet shqiptare për rekrutimin dhe dërgimin e shqiptarëve drejt Sirisë.Prokuroria ende nuk ia ka komunikuar akuzën, pasi është ende në proces mbledhje informacioni për të arrestuarit.Prokuroia nuk bënë me dije emrat e dy personave që janë të arrestuar dhe po hetohen për dërgimin e tre vajzave në Siri, pasi do cënohet hetimi.