Qeveria në hall, FMN nuk derdh në buxhet 26 mln eurot e premtuara

Tiranë - Shtyhet në një kohë të papërcaktuar, kësti i radhës që FMN do t'i jepte Shqipërisë në bazë të marrëveshjes së huasë prej 300 milionë eurosh. Shqipëria pritej që të merrte këstin e tretë të kredisë prej 26 milionë eurosh në mes të tetorit, por edhe pse jemi pothuajse në fund te muajit tetor, ende nuk dihet se kur do të realizohet lëvrimi i fondit.Sipas FMN-së, aktualisht nuk ka një datë fikse për disbursimin e këtyre parave. Ndryshe nga vizitat e tjera, ekipi i misionit të FMN-së, ( i udhëhequr nga Nadeem Ilahi) që ishte në Tiranë në fillim të shtatorit, u largua pa dhënë konferencën e përbashkët për shtyp me autoritetet shqiptare dhe pa prezantuar një raport mbi ecurinë e ekonomisë. Por pas largimit të FMN-së,  vetë ministri deklaroi se vizita e misionit nuk kishte si objektiv marreveshjen dhe njekohësisht garantoi se në mesin e muajit tetor, bordi drejtues i FMN-së në Washington do të akordonte transhin prej 26 mln eurosh për Shqipërinë.Afati për të marrë këstin e trete te kredise referuar marreveshjes ishte 22 tetori por burime prane Ministrisë së Financave pranojnë se miratimi i shumës është shtyrë për nje kohë të papërcaktuar. Ndërkohë që FMN-ja sqaron se shtyrja e afatit nuk përbën problem ndërkohë që lëvrimi i këstit të radhës do të bëhet pas publikimit të raportit të vlerësimit të këtij institucioni .Shtyrja e vendimit te bordit te Fondit Monetar per 26 mln eurot nuk perben problem, por nderkohe po detyron qeverinë që të kërkojë financime ne tregun e brendshem dhe po rrit presionin mbi tregun e letrave me vlere.Oranews.tv