Mediat e huaja raportojnë vendimin e UEFA, AS “kryqëzon” Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2014, 15:17
CNN dhe BBC raportojnë lajmin, por nuk kanë mbajtur ende qendrim editorial për vendimin e UEFA-s. BBC raporton se Shqipëria me siguri do ta apelojë vendimin, ndërsa Serbia do ta marrë me vonë.Ndërsa spanjollja AS, pretendon se vendimet e UEFA-s janë të ulëta, duke parë ngjarjet e ndodhura në fushë, duke lënë të kuptohet se për të dy palët dënimi nuk ka qenë i ashpër.Edhe pse gazetë sportive, AS bën edhe komente politike, duke e quajtur banerin e fluturuar në Beograd si nje projekt politik që prek edhe vende të tjera të Ballkanit përveç Serbinë.