Ekzekutime të reja në Korenë e Veriut? “Zhduken” zyrtarë të lartë
Ndërkohë që media shtetërore koreano-veriore ka publikuar foto të një vizite të udhëheqësit të saj, Kim Jong Un në një poligon të ushtrisë, nga Korea e Jugut vijnë raportime se ai po ekzekuton në fshehtësi disa zyrtarë të shquar.Sipas gazetës koreano-jugore "JoongAng Daily", në javët e fundit, zyrtarët nuk po shihen më në raportimet e medave shtetërore dhe frika është se ai ka urdhëruar një tjetër spastrim të gjerë gjatë mungesës së tij në publik.Një burim i "besueshëm" i gazetës pohoi se kishte marrë informacione se gjashtë zyrtarë në nivel ministrash janë ekzekutuar.Sipas listës së bërë publike mes personazheve të zhdukur janë Ministri i Telekomunikacionit, gjenerali Ri Pjong-Çol, njëherësh komandant i Forcave Ajrore të Koresë së Veriut, si dhe Ri Jong-Gil, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Koresë së Veriut.Prania në pikën e stërvitjes së ushtrisë koreano-veriore ishte dalja e dytë në publik për diktatorin që pas 3 shtatorit, duke munguar në evente të rëndësishme për vendin e tij.Edhe pse në foto ai duket që po mbahet me shkop, zyrtarët koreano-veriorë kanë mohuar zërat se ka probleme shëndetësore.