Pritet rritje taksash për qarkullimin dhe tatim-fitimin nga depozitat
Tiranë - Edhe pse paketa fiskale nuk është përfunduar, disa variante të saj parashikojnë rritje të taksave duke i rënduar më shumë xhepave të qytetarëve. Gjatë 2015-s pritet të ketë të disa rritje të taksave që janë të prekshme për qytetarët.Një nga variantet që po diskutohet në paketën e re fiskale është edhe ai i rritjes me 10 lekë të tjera i taksës mbi qarkullimin, të cilën qytetarët e paguajnë në çmimin final të karburanteve.Aktualisht, drejtuesit e mjeteve paguajnë taksën e qarkullimit 17 lekë për litër dhe me rritjen e re pritet të shkojë në 27 lekë për litër. Çmimi i karburanteve në Shqipëri vlerësohet si më i larti në rajon.Qeveria justifikohet se rritja prej 10 lekësh (100 lekë të vjetra) është propozuar, duke parë nivelin më të ulët që ka Shqipëria për këtë taksë në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe që kjo masë lidhet me mbrojtjen e mjedisit, si pasojë e reduktimit të konsumit të karburantit. Por me rritjen e taksës së qarkullimit pritet që të kemi automatikisht rritje të çmimit të karburantit me të paktën 120 lekë për litër, çka xhepit të qeverisë do t'i sjellë një efekt pozitiv për zërin "Taksa kombëtare".Një tjetër taksë që diskutohet të rritet është edhe tatimi për fitimin nga interesi i depozitave .Nga 10% që është kjo taksë aktualisht mendohet që të shkojë në 15 përqind.Rritje e disa taksave për të përmirësuar të ardhurat në buxhet ka qenë një nga rekomandimet e bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.Oranews.tv