Totozani: Romëve tek Unaza e Madhe iu duhet një zgjidhje afatgjatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2014, 16:40
Tiranë - Fatmira Jashari është vetëm njëra nga 50 familjet rome që projekti i Unazës së Madhe do t’i shembë shtëpinë. Ajo thotë për "Ora News" se duke patur një shtëpi, s'ka pse të shkojë në një ish-repart ushtarak.Avokati i Popullit Igli Totozani ishte në këto familje rome dhe tha se për ta nuk duhet më një strehim emergjent, por një zgjidhje afatëgjatë.Ekspertë të Avokatit të Popullit në terren tanimë po plotësojnë çdo të dhënë për familjet që preken nga ky projekt për t’ia dhënë ato ministrive të linjës.Oranews.tv