Dacic: Vendim i gabuar nga UEFA, më mirë të përsëritej ndeshja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2014, 11:29
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic ka reaguar ndaj vendimit të UEFA-s për ndeshjen Serbi – Shqipëri e ndërprerë në 14 tetor.Ai ka theksuar se ky dënim nxori të humbura të dyja ekipet, dhe se më mirë do ishte që ndeshja të ishte përsëritur.
“Vendimi i UEFA-s? Të dyja vendet, si Shqipëria ashtu edhe Serbia kanë dalë të humbura nga ky vendim. Ndeshja Shqipëri – Serbi, do kishte qenë më mirë të përsëritej qoftë edhe në fushë asnjëanëse, por jo ky vendim”, deklaroi Dacic.