Semafori i kuq, Tola: Gjobat për të zënë “trimat”, kujdes celularët

Tiranë- Në këtë periudhë krize ekonomike, çdo drejtues mjeti duhet të mendohet dy herë për tu futur me të kuqe në semafor. 25 000 -30 000 lekë të reja është gjoba që parashikohet për të gjithë “trimat”, siç preferon ti quajë vetë shefi i rrugores.Në emisionin “Ditë e Re” në Ora News, Mit'hat Tola, thotë se masat janë normale krahasuar me vendet fqinje, por dhe rrezikshmërinë për aksidentet.Po aq problematikë janë dhe vetë këmbësorët.Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore, gjobitja në këtë rast është një mision i pamundur dhe vështirësia qëndron tek vjelja e detyrimit.Tola tha më tej se po punohet për një unifikim të policisë rrugore. Lidhur me këtë, ai theksoi se ka një projekt që është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do të fillojnë punimet për të instaluar një sistem që do ta lërë qytetarin përballë aparaturës së ftohtë dhe jo polic tek koka.Tola u ndal dhe në problematikën e trajtuar vetëm pak ditë më parë nga Ora News lidhur me radhën e qytetarëve për pagesën e detyrimeve dhe daljen para Komisionit të Vlerësimit.“Komisariati i policisë rrugore Tiranë po bën një godinë të re moderne për të pritur qytetarët falë një donacioni nga një Universitet, punimet kanë filluar diku rreth 10 metra më tutje kësaj zyre. Brenda një muaji qytetarët do të priten në Komision në mënyrën më dinjitoze”.Pjesë nga intervista:Mosrespektimi i semaforit një nga shkaqet e aksidenteve, duhen ndëshkuar “trimat”Kam qenë pjesë e ndryshimeve në Komisionin e Sigurisë. Sëbashku me Ministrinë e Tranpostit ne jemi pjesë e draftit për disa ndryshime teknike në kodin rrugor.Qeveria në programin e saj kishte parashikuar disa ndryshime rrënjësore në kodin rrugor, që kanë të bëjnë me lejen e drejtimit, kategorizimin sipas direktivës së BE, kategorizimin e mjeteve dhe disa nene specifike për punimet në rrugë, ndërhyrjet e paligjshme. Këtyre ndryshimeve Ministria e Brendshme kërkoi që ti bashkangjitet edhe mosrespektimi i sinjalizimit vertikal rrugor të semaforit të kuq.Norma aktuale është shumë e rëndë për shumë drejtues mjetesh, parashikon ndëshkim 5000-20 000 lekë të reja dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në 1 vit. Propozimi ka qenë ta zbutim këtë masë nga pikëpamja e heqjes së pezullimit të lejes së drejtimit dhe lënien në fuqi vetëm të gjobës, por kjo gjobë është parashikuar pak më e lartë, që shkon 25 000 – 30 000 lekë të reja.Referuar vendeve fqinje, një shkelje e tillë në Greqi ndëshkohet me 700 euro gjobë, 675 euro në Itali.Keni parasysh, ne jemi në një kryqëzim dhe kemi 20 drejtues mjetesh që presin të hapet semafori, dhe dikush, një trim, dhe ne kemi identifikuar për këtë vit 1750 trima në 400 000 drejtues mjetesh që lëvizin tërë ditën pa u ndier. Shkelja e semaforit është një shkelje shumë e dhunshme dhe shumë e dukshme. Kemi regjistruar shumë aksidente vdekje prurëse në kryqëzimet e vendit, për shkak të mosrespektimit të semaforit.Shumë shpejt qytetarët do përballen vetëm me aparaturën për shkeljet2Ne po punojmë shumë fort që policia rrugore të pajiset me një sistem në të gjithë vendin të automatizuar të kontrollit të shpejtësisë, semaforëve, të peshave në lëvizje, të kontrollit të trafikut në mënyrë automatike 24 orë për ta çuar policinë rrugore drejt një sistemi unik. Pothuajse po mbarojmë projektin dhe së shpejti do fillojmë punimet që do ta lënë qytetarin përballë aparaturës së ftohtë. Ne akoma vazhdojmë të kontrollojmë gjobat në mënyrë manuale. Policia rrugore nuk ka patur investime.30% e aksidenteve nga këmbësorët, mund ti gjobitim, po si tua marrim?Ne kemi vështirësi për këmbësorët, pasi janë akoma të paformalizuar.Ne mund të gjobisim, por problemi është te vjelja e gjobës. 30% e aksidenteve rrugore janë me pjesmarrjen e këmbësorëve dhe 70% e fajësisë anon në anën e tyre. Ne mund të shtojmë një mal me gjoba, por vështirësia qëndron te vjelja.Gjobomania e policëve, raste të veçuaraRaste të veçuara ka. Policit rrugor ne i themi që me drejtuesin e mjetit nuk duhet marrë jeta a vdekje konflikti, për çfarëdo lloj shkelje.S’mund të vendosim polic, pas çdo celulariFolja në celular ose smartphone, duke shkruajtur është një nga shkaqet që po rrit aksidentet rrugore. S’mund të vendosim polic, pas çdo celulari. Ne i kemi rritur dukshëm gjobat për celularë, për rrip sigurimi sepse është ai rrip që të shpëton jetën.Gjoba dhe patenta, brenda muajit godinë të re për pritjen e qytetarëveU kërkoj ndjesë qytetarëve që edhe për një muaj nuk do të mund të zgjidhim dot situatën e pritjes së tyre. Komisariati i policisë rrugore Tiranë po bën një godinë të re moderne për të pritur qytetarët falë një donacioni nga një Universitet, punimet kanë filluar diku rreth 10 metra më tutje kësaj zyre.Brenda një muaji qytetarët do të priten në Komision në mënyrën më dinjitoze.Shkeljet duhen ndëshkuar. Infrastruktura nuk lejon një mirëfunksionim të Komisionit të Vlerësimit. Kjo është një tablo që s’do të vazhdojë për shumë gjatë.