Korçë, makina bie në greminë, humb jetën kryekomunari i Lenies
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2014, 12:25
Korçë –Një mjet tip fuoristradë ku udhëtonin 3 persona ka dale nga rruga, duke rënë në greminë, mbrëmjen e 21 tetorit 2014 në aksin rrugor -Lozhan- Moglice. Aksi që lidh rrethin e Gramshit me atë të Korçës.Për pasojë, humbi jetën kryekomunari i Lenies, në rrethin e Gramshit, Astrit Bici i cili ishte në drejtim të automjetit me targa GR 1215 B, ndërsa dy bashkëudhëtarët në makinë janë plagosur.Bici është gjetur i vdekur në vend nga kreu i komunës Moglicë i cili rastisi duke lëvizur me mjetin e tij në këte aks dhe një punëtor roje nate i rrugës së Moglicës e cila është në ndërtim.