Fahri Balliu ironi me Ramën: Nëse do fëmijë pyet INUK, ndryshe quhet pa leje

Tiranë -  Fahri Balliu, drejtori i "Gazetës 55" ironizon kryeministrin Edi Rama lidhur me kompetencat e INUK të cilin e krahason si "Hetuesia e Përgjithshme e Enver Hoxhës".Ja çfarë  tha Balliu i ftuar sot në mëngjes në studion e emisionit "Ditë e Re" në RTV Ora News, të gazetarit Enkel Demi,“Kryeministri ka bërë një nga krimet më të mëdha në Shqipëri i ka dhënë mbi 50 kompetenca policisë.  Unë të them një rast,që ka ndodhur para pak ditësh, një qytetar merr vendimin e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj tij dhe vazhdimin e punimeve në një ndërtim që kishte. Ata të Prokurorisë i thonë tani do ikësh t’a ciklosh te polici i komisariatit 3, vendimin e Prokurorisë. Më fal, kjo s’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës.Kur e thoshte prokurori kishte mbaruar filmi, por jo tani policia. Rama mendon që edhe problemin e Beogradit ta zgjidhë me INUK-un sepse aty është përqëndruar. INUK është bërë sot Hetuesia e Përgjithshme e Enver Hoxhës.Ta them me shifra, kanë botuar vetë se janë bërë 551 ndalime për ndërtime pa leje, devizioni i mbrojtjes së popullit në ’45 bëri 200 arrrestime. Kryetarin e Komunës së Blinishtit e ndaluan se po bënte shtëpinë e vet. Tani ka mbetur që INUK të hyjë tek fëmijët. Nuk do ta lindësh pa INUK –un”, sepse quhet fëmijë pa leje, këtë ka mbetur të thotë” – u shpreh ai.m.p/Oranews.tv