Gazeta serbe “Politika”: Rama në Preshevë, pa miratimin e Beogradit

Kryeministri, Edi Rama, ka dërguar në Serbi kalendarin e vizitës që pritet të kryejë atje në nëntor, ku është përfshirë edhe vizita në Luginën e Preshevës, përveç se në Beograd, ku dhe pritet që të marrë Çelësat e qytetit nga kryebashkiaku i qytetit, Sinisha Mali.Lajmin e ka publikuar e përditshmja serbe, “Politika”. Sipas gazetës, Rama ka planifikuar edhe që të mbajë një fjalim në Preshevë, edhe pse nuk është këshilluar më parë për këtë çështje me autoritetet serbe.Një veprim ky, që, sipas “Politika-s”, nuk është kryer kurrë më parë nga asnjë politikan tjetër i rajonit që ka vizituar Serbinë. Dhe aq më tepër që të vizitojnë zona ku banon popullësi e minoriteteve të kombit të tyre.Të martën, një tjetër e përditshme në Beograd, "Vecernje Novosti", raportoi se protokolli i vizitës së Ramës nuk ishte përcaktuar ende dhe se në të mund të mos përfshihej takimi me Presidentin serb, Tomislav Nikoliç.Edhe pse vizita u shty për shkak të tensioneve mes palëve që u ndezën pas ndeshjes së futbollit për kualifikueset e Euro 2016, duket se përsëri do të ketë përplasje mes diplomacive, pasi vizita në Preshevë është një nga pikat kyçe të vizitës së Ramës në Serbi.Reagon qeveria, burime për Ora News: S’ka rishikim zyrtar të axhendësPas publikimeve në mediat serbe lidhur me axhëndën e vizitës së Ramës në Beograd me 10 nëntor, ku aludonin për mungesën e një takimi Rama-Nikoliç, vjen reagimi i qeverisë.Burime të Ora News nga qeveria thonë se deri tani nuk ka asnjë rishikim plani nga pala serbe. Në axhendën e mëparshme të Ramës të planifikuar për vizitën dy ditore të 22 tetorit ishin parashikuar si takimi me Nikoliç, ashtu edhe qëndrimi i Kryeministrit në Preshevë.