Kryqi i Kuq e shkollat ndihma në Lezhë: Të luftojmë varfërinë

Lezhë - Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq në Lezhë, në ditën ndërkombëtare të luftës kundër urisë, ka shpërndarë pako ushqimore për disa familje në lagjen "Nënë Tereza" të Lezhës.Kësaj nisme i janë bashkuar nxënës, mësues e prindër, të cilët kanë kontribuar bashkarisht për të realizuar këto ndihma në ushqime.Gjatë ditëve të fundit, Kryqi i Kuq ka mundësuar pako ushqimore edhe për disa familje në nevoje të rrethit Lezhë, ndërsa kërkohet një mbështetje akoma më e madhe për të vijuar këtë aksion./nzh/oranews.tv/