Zbulohen pamjet e “Ballistit” pas lëshimit të dronit
Mediat serbe raportojnë se kamerat e shkollës ushtarake në lagjen Humsko, afër stadiumit ku u mbajt ndeshja e 14 tetorit Serbi – Shqipëri, shfaqin një mashkull që dyshohet se e lëshoi objektin fluturues me hartën e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e Partizanit.Pamjet sipas Blic janë të 15 minutave pas lëshimit të dronit. A është ky Ismail Morinaj, për të cilin thuhet se ka lëshuar dronin, këtë gjë do ta zbulojnë hetimet, raporton më tej gazeta serbe.Sipas policisë së shtetit fqinj, tifozët serbë e kanë kuptuar menjëherë se kush e lëshoi dronin dhe për këtë ata e kanë sulmuar të dyshuarin, mirëpo ai ka arritur që të largohet.Raporti megjithatë thotë se ende nuk është e sigurt se nga fluturoi droni.Ndoshta, objekti fluturues është lëshuar nga kupola e kishës që është afër stadiumit, por e mundshme është që është lëshuar edhe prej objektit afër shkollës ushtarake.