Armët amerikane në duart e ISIS, Pentagoni po verifikon
Pak ditë më parë Shtetet e Bashkuara hodhën armatime dhe pajisje të tjera nga ajri për t'i ardhur në ndihmë forcave kurde që po mbrojnë qytetin e kufirit turko-sirian, Kobanin.Por me sa duket, armët kanë rënë në duart e militantëve të Shtetit Islamik.Lajmin e konfirmon vetë Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, pasi po heton një videoregjistrim të lëshuar nga vetë pjesëtarët e grupimit terrorist, ku ata shfaqen me armët amerikane në duar.Kundëradmirali Xhon Kirbi, i cili shërben si edhe si sekretar për shtypin i Pentagonit, tha se video po analizohet për të provuar vërtetësinë e saj."E dimë që një prej pakove të lëshuara nuk ra në duart e duhura por e patë që pako u shkatërrua nga ajri. Por ekzistojnë pamjet filmike që ngrenë dyshime se ajo pako mund të jetë kapur nga terroristët.Për momentin nuk e dimë nëse është e vërtetë, por po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt", tha Kirbi në konferencë për shtyp.Ndërkohë, në zonat e Sirisë të kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik, një burrë dhe një grua janë qëlluar për vdekje me gurë, pasi janë shpallur fajtorë për tradhëti.Vetë ekstremistët kanë postuar një video ku tregohet përgatitja e gruas për ekzekutim, duke e lidhur dhe mbuluar me një thes.Nuk është hera e parë që një femër dënohet me vdekje për tradhëti, por çudia është se me këtë akuzë është dënuar edhe një mashkull, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë që kur Siria ra në kaosin e luftës civile në vitin 2011.