Lushnje, motori përplaset nga automjeti, humb jetën 24 vjeçari

Lushnje- Aksident me pasojë vdekjen në Lushnje. Një 24-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, në autostradën Lushnjë-Fier, në km e katërt.Viktima është Elinor Arapi. Ky i fundit po udhëtonte me një motor, teksa është përplasur nga një automjet. Përplasja ka rezultuar fatale për të riun, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendgjarja, duke braktisur viktimën në asfalt.Sipas bluve të qarkullimit, aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të mjetit që ka përplasur për vdekje 24-vjeçarin.