Video/ Afganistan, fëmija kërcënon gazetarin britanik me vdekje
Afganistan - Një video shqetësuese është shfaqur në internet. Një fëmijë jo më shumë se 3 vjeç është filmuar nga kameramani britanik i BBC-së, më një armë në dorë.Duke e pyetur talibanin e vogël se çdo të bënte me armën që kishte në duar, ai i përgjigjet se do të vriste njerëz. Në momentin që gazetari tenton t'i marrë armën, fëmija fillon të qajë. Më pas e kupton që po e filmonte me kamera, duke e pyetur se mos po i bënte fotografi, ai e kërcënon kameramanin, se nëse nuk do të largohej do t'a qëllonte më armë,- tip AK-47 që mbante në dorë.Përveç këtij momenti shokues, kameramani ka arritur të filmojë pamje të tjera, ku gjatë videos shfaqen talibanët me armë dhe raketahedhës në disa zona të Afganistanit.Kohët e fundit jemi mësuar të shohim video dhe foto, të fëmijëve të mitur në Lindjen Mesme, i kanë kapërcyer kapacitetet e moshës së tyre. Në vend të librave dhe aktiviteteve të moshës, kanë mbërthyer armët në duar dhe i janë bashkuar luftës.m.p/Oranews.tv