Mielli, Panariti: Jo më monopole, lufta tregtare me Kosovën vetëm mit

Tiranë-Ministria e Bujqësisë do të dalë me një paketë të re standardesh për kategoritë e prodhimeve të brumit.Ministri, Edmond Panariti, duke folur pas një takimi me prodhuesit e miellit, tha se kanë rënë dakort për të përcaktuar kriteret e përdorimit të miellit të tipave të ndryshëm, për destinacione të ndryshme.Panariti sqaroi se ulja e përqindjes së proteinës në 9 përqind për miellin është konform standardeve të BE, si dhe një rritje me 2% e standardit krahasuar me atë ekzistues.“Standardi i ri, baza e poshtme e nivelit të proteinave prej 9% , është brenda sandarteve të BE dhe është një rritje e standardit, pasi deri në këtë moment kemi ecur me një standard që ka qenë 7%. Ne futemi në një standart të ri, që ka si kufi të poshtëm standartin 9% dhe shkon sipas produkteve të veçanta deri në 12%.Bashkë me prodhuesit vendosëm të përcaktojmë kriteret e përdorimit të miellit të tipave të ndryshëm, për destinacione të ndryshme. Që natyrisht do të kenë nivele të përcaktuara me akt normativ të proteinave.Kjo do të rregullojë, do të disiplinojë pa dyshim edhe destinacionin e millrave, miell që do jenë për konsum për bukë integrale, popullore, për baza picash, makarona, ëmbëlsira. Shqipëria për herë të parë do të ketë një paketë integrale standartesh që do të mbulojnë të gjitha këto kategori prodhimesh prej brumi”.Panariti deklaroi se nuk do të ketë më monopole në industrinë e miellit, ndërsa theksoi se bizneset duhet të operojnë sipas standardeve.“Nuk ka asnjë tërheqje pozicioni nga ana ime, standardi i bukës do ketë atë që meriton. Ne do të lejojmë që mielli me përqindje të ulët cilësie mos të përdoret për përdorim buke, por do shkojë tek destinacioni i duhur. Ne patëm një diskutim të hapur dhe konstruktiv, të bazuar në aktet dhe ligjet e BE.Duam që çdo gjë të rregullohet dhe në marrëdhënie me të tretët. Nuk duam të krijojmë situata monopol. Duam që mielli të shkojë në destinacion. Shqipëria nuk importon vetëm miell nga Kosova, pasi merr dhe nga vendet e tjetra. Është kthyer në mit sikur ne duam të ‘sulmojmë’ çështjet tregtare me Kosovën.”Kreu i Bujqësisë theksoi se për të verifikuar cilësinë e miellit, janë vënë në dispozicion 6 laboratorë. Panariti nënvizoi se një tip mielli i caktuar do të përdoret vetëm për produktin që destinohet dhe jo për produkte të tjera.“Nga ana tjetër unë u kërkova strukturave të Ministrisë por dhe Unionit të Prodhuesve të miellit të na japin statistika të sakta të prodhimeve të brumit që përdoren në Shqipëri për konsum publik.Kjo do na ndihmojë ne për të përcaktuar sasitë e millrave qoftë prodhim vendi apo importi që do të duhet të përdoren për kategori të ndryshme të prodhimeve të brumit.Ne do bëjmë të mundur që një miell i tipit të caktuar të përdoret vetëm për produktin që destinohet. Kjo do të rregullojë përfundimisht edhe një kaos që ka ekzistuar deri më tani në prodhimet e brumit”.Një ditë më parë prodhuesit e miellit në Shqipëri thanë se do të mbyllnin aktivitetin, pasi Ministria e Bujqësisë kishte nxjerrë një udhëzim për uljen e përqindjes së proteinës në këtë produkt nga 12.5 në 9 përqind e që sipas tyre demton konkurrencën dhe u jep rrugë produkteve me cilësi të ulët.