Lezhë, hidrovori i Torovicës jashtë funksionit, mungojnë fondet

Lezhë - Fusha e Torovicës do të përmbytet sërish edhe këtë dimër. Hidrovori i Balldrenit i cili evadon ujërat e mbi 2 500 hektarëve tokë, nuk përmbush qëllimin për të cilin është ngritur.Ky hidrovor ndodhet thuajse 2 metër mbi nivelin e tokës që duhet të evadojë, e për pasojë nuk kryen dot kullimin e saj.Janë mbi 6 mijë banorë, tokat e të cilëve ndodhen pikërisht në këtë zonë.Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni, kërkon fonde nga qeveria për të financuar ndërtimin e një hidrovori të ri."Në kenetën e Kakarriqit kemi një fenomen të uljes së tokës, deri në 2 metra vende-vende. Gjë që bën të mundur të mos realizohet ardhja e ujërave në hidrovor dhe për rrjedhojë, në raste shirash , të kemi përmbytje të mëdha në këtë zonë" - tha Gjoni.Nga një fushë me prodhim të lartë bujqesor, fusha e Torovicës në Lezhë është kthyer në një kënetë, për shkak të përmbytjëve të vazhdueshme që ndodhin minimalisht 3 herë në vit./nzh/oranews.tv/